Lionel Messi dhe Luis Suarez rrënuan internetin duke treguar një tjetër moment magjie në ekzekutimin e një penaltie.
Argjentinasi u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Superylli i Barcelonës e mori përgjegjësinë dhe kur të gjithë prisnin goditjen e tij, ai bëri diçka të pazakontë.
28-vjeçari vetëm asistoi te Luis Suarez, i cili e kompletoi het-trikun në sfidën ndaj Celta Vigos.
.jpg)
Mirëpo, ka të tillë që thonë se penaltia duhej anuluar, pasi para se Messi ta godiste topin, uruguaiani ndodhej brenda zonës.
Edhe pse gjyqtari e pranoi golin, kjo teknikë vazhdon të tregohet shumë e vështirë për t’u realizuar. /Telegrafi/


