Haxhiu flet për Asociacionin: Varet krejt se si përfundon lufta në Ukrainë

PUBLIKUAR

Gazetari Baton Haxhiu thotë se ata që do të ‘guxojnë’ të kundërshtojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit do të shkaktonin sanksionim të madh. Thotë se gjithçka varet se si do të përfundojë lufta në Ukrainë.

Deklaratat Haxhiu i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7 kur u pyet se a ka politikanë kosovarë që mund të shpallen non-grata.

“Krejt varet se çfarë do të jetë vija e negocimit dhe sa do të kundërshtojnë politikanët kosovarë Asociacionin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Kishës”, tha Haxhiu.

“Duhet me qenë shumë i guximshëm dhe argumentues dhe i fuqishëm që këto dy çështje mos të jenë pjesë e tavolinës dhe njëkohësisht dikush të ketë guximin të mos i pranojë. Mund të mos i pranojë ato, të dyja, por sanksionimi do të jetë i madh dhe sidomos tash do të jetë edhe më i madh nëse ngjarjet e Ukrainës marrin rrugë tjetër”, tha Haxhiu.

“Janë dy gjëra që duhet sqaruar, se Asociacioni dhe problemet që i ka Kosova në tavolinë varet krejt se si do të përfundojë lufta në Ukrainë”, theksoi ai.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...