Interi e do Cavanin në vend të Sanchezit

PUBLIKUAR

Interi ia ka vënë syrin Edinson Cavanit.

Lexo Edhe:

Kampioni aktual italian e sheh sulmuesin uruguaian si zëvendësues ideal të Alexis Sanchezit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sanchezit do t’i skadojë kontrata me “Nerazzurri” në vitin 2023, por klubi italian dëshiron ta kursejë rrogën e tij të majme për ta lënë atë të lirë gjatë verës që vjen.

Dhe, nëse Zikaltrit e gjejnë një blerës për sulmuesin kilian, Interi do të mundohet ta transferojë Cavanin.

Ish-futbollisti i Palermos, Napolit e Paris Saint-Germainit, ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të këtij sezoni.

Ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe mund të rikthehet në Serie A pas shumë vitesh.

Cavani ka oferta edhe nga Amerika e Jugut dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por preferon më shumë të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...