Xavi përveç fitores në “Santiago Bernabeu”, thumbon Real Madridin edhe me deklaratë pas el Clasicos

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez është deklaruar pas fitores 4-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Katalunasit ishin fantastik në Santiago Bernabeu, duke marrë një fitore të lehtë ndaj liderëve në ligë.

Pas ndeshjes, Xavi deklaroi se ata prisnin një ndeshje më të vështirë, derisa kanë zhvilluar një përballje spektakolare, e që u pyet edhe nëse triumfi mund të krahasohet me rezultatin 6-2 – kur ai ishte lojtar.

“Po, mund të krahasohet me 2:6. Ne ishim shumë më të mirë sesa Madridi, largohemi me buzëqeshje. Barcelona duhet ta festojë”, ka thënë Xavi.

“Prisnim një ndeshje më të vështirë. Luajtëm ndeshje spektakolare dhe mendoj se mund të shënonim më shumë gola.

“E shijova këtë ndeshje dhe këtë fitore, por që duhet të punojmë që të arrijmë atje ku dëshirojmë”, ka shtuar më tej ai.

Pas javës së 29-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider në La Liga me 66 pikë, ndërsa Barcelona është në të tretin me 54 sosh, tre më pak se Sevilla që është në të dytin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...