Mëngjeset me ngrica, parashikimi i motit për një javë

PUBLIKUAR

Java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve, por nga dita e enjte do të kemi rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi.

Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve. Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...