Flet drejtori i Spitalit të Pejës, tregon gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Grabanicë

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Grabanicë të Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku kanë mbetur dhjetëra të lënduar, tre prej të cilëve me lëndime më të rënda.

Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, i cili ka konfirmuar që pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit, po trajtohen në spital.

Ai ka thënë se ka pacientë me fraktura e ndrydhje që po trajtohen në Spitalin e Pejës.

“Po trajtohen pacientë me fraktura dhe ndrydhje”, ka thënë shkurtimisht Dreshaj për Gazetën Express.

Aksidentin e ndodhur në Klinë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit të ndodhur sonte, kanë mbetur të lënduar 16 persona.

Ai ka thënë se tre të aksidentuar kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Po, tre nga 16 të aksidentuarit, kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë përcjell për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Deri tani, sipas Gashit, asnjëri prej të aksidentuarve nuk është në rrezik për jetë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...