Gjymtohen fëmijët nga pakujdesia mjekësore (FOTO)

PUBLIKUAR

Djali 2-vjeçar i familjes B. nga Prishtina ka mbetur pa njërën dorë dhe pa dritën e syve si pasojë e moskujdesit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Vajza e familjes Xheladini, nga Fushë Kosova, përpos që nuk sheh, domosdoshmërisht duhet t’i nënshtrohet një operacioni për rregullimin e hundës që ia dëmtuan gjatë vendosjes së sipapit derisa mbahej në inkubator

Një nënë e re, me profesion ekonomiste, e ka vështirë të lexojë deri në fund fletëlëshimin spitalor për djalin e saj A.B., që është liruar nga spitali para rreth dy vjetësh. E.B. (1988), qanë vazhdimisht derisa flet për të birin e saj që para vetes ka një sfidë të rëndë – të jetuarit pa dritën e syve dhe pa njërën dorë, shkruan “Zëri”.

“Ka pasur peshën e lindjes 900 gramë, ka lindur në javën e 25-të”, thotë gruaja nga Prishtina derisa kujton 17 nëntorin e vitit 2013, kur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kishte lindur para kohe të birin e saj.

Ajo thotë se vetëm pak ditë pas lindjes është dashur që foshnja t’i nënshtrohej një intervenimi kirurgjik, që kishte kaluar me sukses.

Në sallonin e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit”, në Prishtinë, nëna e re tek fshin lotët sjell lodrat për ta pajtuar djalin e saj. 2-vjeçari pos që ka vështirësi t’u ofrohet lodrave, për shkak të verbërimit si rezultat i mostrajtimit të retinopatisë premature, e ka problem edhe t’i kapë ato.

Për të ato nuk e kanë kuptimin e plotë, pasi nuk i ka parë asnjëherë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...