Lewandowski prioritet i Liverpoolit, zbulohet shuma që është i gatshëm ta paguajë gjiganti anglez

PUBLIKUAR

Edhe Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për Robert Lewandowskin.

Reprezentuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Sipas “El Nacional”, Jurgen Klopp e sheh atë si një “priorite”’ për afatin kalimtar të verës.

Gjiganti anglez thuhet se është i gatshëm për shpenzuar 70 milionë funte për Lewandowskin, i cili është duke shkëlqyer edhe në këtë sezon.

E ardhmja e Mohamed Salah vazhdon të vihet në pikëpyetje, gjë që mund të “detyrojë” Liverpoolin të transferojë një sulmues.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...