Haaland ende nuk ka vendosur për të ardhmen

PUBLIKUAR

Erling Haaland thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Kohëve të fundi u raportua se Manchester City ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin, por duket se ende nuk ka asgjë konkrete.

Edhe Real Madridi besohet se ka shprehur interesim serioz për ish-sulmuesin e Salzburgut.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi norvegjez ende nuk ka vendosur për të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Haaland thuhet se është i fokusuar te projekti, trajneri dhe faktorët e tjerë, para se të marrë një vendim final. Sulmuesi i Borussia Dortmundit vendimin mund ta marrë në ditët apo javët në vijim.

Romano gjithashtu theksoi se 21-vjeçari nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me ndonjë klub.

Erling Haaland me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...