Monaco ka vendosur çmimin e Tchouamenit

PUBLIKUAR

Klubi francez, Monaco thuhet se ka vendosur çmimin për mesfushori e njohur Aurelien Tchouameni, i cili është shumë i kërkuar.

Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Liverpool të gjithë janë lidhur me 22-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit nuk skadon deri në vitin 2024.

Tashmë klubi francez thuhet se ka vendosur edhe çmimin për mesfushorin qendror.

Sipas mediumit Footmercato, Monaco ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për Aurelien Tchouameni.

Megjithatë, nëse Monaco e shet Tchouameni këtë verë, ish-klubi i tij Bordeaux do të marrë 20 për qind të çdo tarife përfundimtare.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një marrëveshje të Real Madridit me lojtarin, por gjithçka pritet të konfirmohet pas përfundimit të sezonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...