Cavani në radarin e gjigantit italian

PUBLIKUAR

Interi raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Edinson Cavanit.

Kontrata e sulmuesit me Manchester Unitedin skadon më 30 qershor të këtij viti. Kjo nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Calciomercato”, Interi ka shprehur interesim për sulmuesin nga Uruguai, pasi kampioni në fuqi italian dëshiron të përforcohet në fazën e sulmit.

“Nerazzurrët” thuhet se e pëlqejnë Cavanin dhe janë të interesuar ta rikthejnë atë në Itali.

35-vjeçari ka luajtur më parë në Serie A, te Palermo e Napoli. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...