Bayerni kthehet te fitorja në Bundesligë, mposht Union Berlinin

PUBLIKUAR

Pas dy barazimeve radhazi, Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë.

Kampioni në fuqi sonte shënoi fitore bindëse ndaj Union Berlinit, në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit gjerman.

Ndeshja e zhvilluar në “Allian Arena” përfundoi me rezultatin 4:0, shkruan Gazeta Express.

Robert Lewandowski shkëlqeu me dy gola sonte, teksa nga një shënuan Kingsley Coman dhe Tanguy Nianzou.

Bayerni prin në tabelë me 63 pikë, shtatë më shumë se Borussia Dortmundi, që tani për tani ka një ndeshje më pak.

Union Berlini renditet i teti me 38 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...