Simboli ‘Z’ në një kishë në Shtime, flasin banorët

PUBLIKUAR

Në muret e një kishe në Shtime është shënuar simboli ‘Z’, ndërsa Policia e Kosovës njofton se rasti është në procedurë hetimore.

Përditë kalon në rrugën matanë kishës.

Mirëpo Shaip Qarri thotë se asnjëherë nuk i ka parë këto simbole në murin e kësaj kishe.

E për të fakti që simbolet ndodhen aty, s’është aspak i mire, sepse siç thotë ai, shkronja Z shpërfaq përkrahje ndaj Rusisë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Por se kush e shkroi shkronjën Z, nuk ka informatë Qarri.

Simboli Z ka ngjallur shqetësim edhe te Policia e Kosovës.

Gjatë së shtunës ata u panë shpesh herë në afërsi të kishës.

Edhe banorët te Shtimes shprehet i shqetësuar lidhur me grafitet e madje komentojnë edhe luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Disa ditë më parë të njëjtat simbole ishin shkruar edhe nëpër objektet në veri të Mitrovicës.

Ky simbol filloi të përdorej që kur nisi lufta në Ukrainë dhe thuhet të jetë shenjë identifikuese për përkrahësit e Rusisë.

VIDEO

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...