Emir Sahiti shënon gol mjeshtëror në fitoren bindëse të Hajduk Splitit

PUBLIKUAR

Emir Sahiti ka shënuar gol në fitoren e Hajduk Splitit ndaj Lokomotiva Zagrebit, në kuadër të javës së 29-të në HNL të Kroacisë.

Skuadra nga Spliti fitoi si vendase në këtë ndeshje, me rezultat bindës 4:0, shkruan Gazeta Express.

Sahiti ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 68 minuta, teksa rrugën për te goli e gjeti gjashtë minuta para se të largohej.

Për 23-vjeçarin ishte ky goli i pestë këtë sezon në elitën e futbollit kroat.

Kujtojmë se Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kosova. Ai do të jetë i grumbulluar për ndeshjet miqësore të këtij muaji, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ndryshe, Hajduk Spliti renditet i treti në tabelë me 52 pikë. /Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...