Petkovic padit klubin francez, i kërkon milionat që i takojnë

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic po kalon kohë të vështira që nga largimi nga kombëtarja helvetike. Ai mori drejtimin e skuadrës franceze, Bordeaux, por u shkarkua pak kohë më parë. Tani, Petkovic po e akuzon klubin se i ka borxh miliona euro.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt gjatë verës. Vladimir Petkovic udhëhoqi Zvicrën deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke eliminuar kampionin e botës, Francën dhe më pas vendosi ta linte ekipin kombëtar. Në fund të korrikut, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me Bordeaux dhe u largua nga Zvicra bashkë me asistentin e tij, Antonio Manicone.

Vetëm gjashtë muaj më pas, gjithçka ka ndryshuar. Bordeaux e shkarkoi Petkovicin, teksa klubi është i parafundit në Ligue 1. Diçka që filloi me shumë shpresë nga të dy palët, përfundoi me përplasje të ulëta, shkruan Gazeta Express.

Sipas Blick, Girondins Bordeaux ka ndaluar të gjitha pagesat ndaj Petkonvicit dhe asistentit të tij. Sipas tyre, arsyeja është që Petkovici nuk veproi në interes të klubit. Është e qartë që Bordeaux dëshiron të ruajë para. Pas shkarkimit, kontrata e Petkovicit skadon në qershor 2024.

Sipas L’Equipe, ish-trajneri i Zvicrës fitonte 280 mijë euro në muaj. Përgjatë 29 muajve, shifra do të arrinte në 8.12 milionë euro. Ndërkohë, Petkovic ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe e ka paditur klubin. Ai dëshiron të marrë atë që i takon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...