Barcelona me përmbysje kualifikohet në çerekfinale të Evropa Ligës

PUBLIKUAR

Barcelona ka arritur të kalojë në fazën çerekfinale të Evropa Ligës. Katalonasit kanë triumfuar 1:2 në udhëtim ndaj Galatasarayt, duke e arritur kështu kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, shkruan Gazeta Express.

Por, fillimi nuk ishte i mirë për Barcelonën. Kjo pasi që turqit kaluan të parët në epërsi në minutën e 28-të, kur realizoi Marcao, pas asistit nga Cicaldau.

Shifrat u barazuan në minutën e 37-të kur Pedri realizoi një supergol, falë asistit të Ferran Torres.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona kaloi në epërsi qysh në start. Ishte Aubameyang i cili realizoi pas një tollovie në zonën e Galatasarayt.

Deri në fund, Barcelona pati edhe disa raste të mira shënimi, por mjaftuan dy gola për t’u kualifikuar në fazën tjetër. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...