“Provojeni ndershmërinë”, Beatrix Ramosaj sjell imazhe të reja atraktive

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj mbetet një prej ish-banoreve më të komentuara të Big Brother VIP.

Edhe pse akoma nuk është përfshirë në një projekt, këngëtarja ka vazhduar të sjell imazhe të ndryshme përmes llogarisë së saj të Instagramit, aty ku numëron më shumë se 600 mijë ndjekës.

Edhe këtë herë, Beatrix postoi disa foto në të cilat shihet e veshur me shumë stil, në një bluzë të tejdukshme të përshtatur me pantallona të gjerë.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja 27 vjeçe shihet me një mikrofon në dorë, ndërsa qëndron e shtirë në shtrat.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

“Provojeni ndershmërinë”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotografie, që u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit muzikor i saj është “Faj” që e lansoi menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP dhe ishte një dedikim për ish të dashurin, aktorin Donald Veshaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...