Zafir Berisha i thotë Isa Mustafës mbeturinë

PUBLIKUAR

Fundërrinë e mbeturinë i ka thënë kryeministrit Isa Mustafa, deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha.

Pasi që Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook shkruante se “ku po i merr paratë opozita për aktivitete e protesta”, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, ku i thotë Mustafës se po dëshiron të kthejë Serbinë në Kosovë, përmes “Zajednicës”.

Ja postimi i plotë deputetit Zafir Berisha

”Vetëm një idiot si Isa Mustafa mundet me pytë kështu…

..Kryeministri pyet Opozitën: Ku po i merrni paratë për aktivitete kundër Shtetit,,

Sipas logjikës së poshtër të barkëqitjes sllave të këti soji i bjen që ky e don shtetin e ne jo. Miq të nderuar a ka ma poshtërsi që dikushë që i thotë vetit kryeministër me mendu kështu, se me thën puplikishtë kjo e kalon edhe poshtërsin.

Isa Mustafa e fundrrinë, kush sa e don shtetin kan qen do kohë për me tregu vehten në praktikë dhe po shihet se kush do me kthy Serbin ne Kosovë përmes projektit serbë ,,zajednica,,.

Fjalori i juaj Is mbeturuna nuk është i panjohur për ne që i kem do vjet, ky është fjalori i regjimit të dikurshëm fshistë të Serbisë që qanaklëpirsat e përdornin për me i përqa shqiptarët. Z.B”(sic), ka shkruar Berisha

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...