Suspendohet nga puna oficeri doganor që u arrestua në rastin e njohur “Brezovica”

PUBLIKUAR

Dogana e Kosoves njofton se me të pranuar njoftimin për arrestimin e zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar.

“Procedimi disiplinor do te vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës pëkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet në njoftimin e doganës.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka njoftuar dje se në aksionin “Brezovica” janë arrestuar personat N.G.,- doganier dhe S.I., – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.

Sipas prokurorisë, ata dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)-së. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...