Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ekipi i tij luajti shumë mirë ndaj Aston Villas.
Tekniku gjerman lavdëroi punën e Daniel Sturridge, por ai tha se ekipi i tij duhet të mësohet të luajë edhe pa ndihmën e lojtarëve cilësor.
“Shënuam në momentin e duhur. Kemi luajtur pa lojtarë si Lallana, Leiva, apo Skrtel i cili është ende i lënduar”.
“Sturridge është sulmues i kualitetit të larte. Goli i tij ishte fantastik, por ne duhet t’i fitojmë ndeshjet edhe kur lojtaret më të mirë nuk janë të gatshëm për lojë”.
“Kjo është një ditë e mirë për ne dhe e vështirë për Aston Villan, ata janë një klub i madh”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/


