Policia mbyll 14 qendra masazhi dhe arreston gjashtë persona

PUBLIKUAR

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorët e MTI-së dhe ATK-së, kanë inspektuar 57 qendra masazhi.

Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe janë iniciuar dy raste për përfshirje të tyre në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’  dhe  ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Inspektorët kanë mbyllur edhe 14 lokale dhe kanë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja  në mungese të  paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga   Drejtoria  për  Migrim dhe Huaj e PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...