Dortmundi rrëmben pikët ndaj Mainzit dhe i afrohet më shumë Bayernit

PUBLIKUAR

Borussia Dortmundi ka marrë pikë të plota në triumfin minimal (1-0) si mysafir i Mainzit në MEWA Arena.

Një gjysmë e parë që nuk prodhoi shumë raste konkrete shënimi, përfundoi me rrjetat e paprekura.

Edhe në fraksionin e dytë, skuadrat e kishin të vështirë të arrinin deri te mundësitë për të shënuar.

 

Megjithatë, BVB arriti në minutat e fundit të takimit që të realizonte përmes Axel Witsel (87’), i cili shfrytëzoi një top nga gjuajtja e lirë të dërguar nga Giovanni Reyna.

Dhe kur gjyqtari dha shenjë për përfundimin e sfidës, rezultati ishte me epërsi minimale të mysafirëve, por që mjaftoi të arkëtonin pikë të plota.

Në këtë mënyrë, Borussia Dortmundi i është afruar Bayern Munichut me katër pikë në krye të tabelës. Mainzi ruan pozitën e dhjetë në tabelë me 34 pikë të arkëtuara pas 25 ndeshjeve të zhvilluara në Bundesliga. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...