Rufki Suma: Kjo s’është Kosova për të cilën luftova

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë se kjo nuk është Kosova ajo për të cilën është luftuar.

Fajtor për këtë gjendje, Suma e lë elitën politike kosovare, teksa tha se nëse faktori politik shqiptar është i vendosur, mund të bëhet gjithçka, por nëse jo, atëherë edhe pavarësia mund të humbet.

Tutje, Suma tha se me madhërimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëpër rrjete sociale, po nënçmohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Çdo shqiptar është i gatshëm që kur thërret atdheu t’i dalë në ndihmë. Ajo çka më së shumti na pengon neve është kur në rrjete sociale aq shumë madhërohet lideri ukrainas dhe në një mënyrë nënçmohet lufta e UÇK-së”, ka thënë Suma në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai tha se ka një diferencë të madhe mes Ukrainës e Kosovës e nuk kanë asgjë të përbashkët, sepse sipas tij, Ukraina ka një popullsi me mbi 40 milionë banorë e ushtri të fortë me armatim modern, ndërsa ai thotë se në kohën e luftës së UÇK-së, ata s’kishin as kuaj për të bartur armatim.

“Është një diferencë e jashtëzakonshme dhe një reagim jo i mirë i qytetarëve sepse, nëse e krahasojmë Ukrainën me Kosovës, s’ka aspak të përbashkët sepse Ukraina ka mbi 40 milionë njerëz dhe një ushtri të fortë e armatim modern”.

“Ndërsa kur është në pyetje lufta e UÇK-së, ne s’kemi pasur as gomarë e kuaj për të bartur armatim e të mos flasim për tanke e kamionë që t’i dalim përballë Serbisë”, ka thënë Suma.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...