Aston Villa është viktimizuar nga Liverpooli (0-6) në ndeshjen e javës së 26-të të Ligës Premier.
Në takimin e zhvilluar në Villa Park, mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë. Daniel Sturridge e hapi serinë e golave (16’), ndërsa James Milner e vuri rezultatin e pjesës së parë (25’).
Emre Can vazhdoi serinë e Redsave në gjysmën e dytë (58’), ndërsa pas tij realizoi Divock Origi (63’).
Edhe Nathaniel Clyne u regjistrua në listën e golashënuesve, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Nathaniel Clyne (71’).
Liverpooli mban vendin e tetë në tabelë me 38 pikë, nëntë më pak se pozita e katërt që mbahet nga Manchester City (me një ndeshje më pak të zhvilluar).
Aston Villa po vazhdon me formën e keqe duke qëndruar në vend të fundit me vetëm 16 pikë të arkëtuara deri më tani. /Telegrafi/


