Kosovës i vjen një falënderim nga Londra që i vuri sanksione Rusisë

PUBLIKUAR

Ministri për Europë i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, ka falënderuar Kosovën që i vendosi sanksione Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Ai po ashtu e konsideroi si bujare që Kosova vendosi t’i hapë dyert për refugjatët e Ukrainës.

“Është thelbësore që Europa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas”.

Ai gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës.

Përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një rezolutë që dënon agresionin rus në Ukrainë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...