Luana Vjollca shkëlqen në fotosesionin e ri, merr vëmendje me veshjen plot stil

PUBLIKUAR

Prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga ekranet televizive, por mbetet prezente me postime në rrjetet sociale.

Moderatorja nga Shqipëria numëron mbi dy milionë ndjekës vetëm në Instagram, ku edhe sjell imazhe të ndryshme që pëlqen e marrin vëmendje.

Edhe së fundmi, Luana ka publikuar një fotosesion ku shihet e veshur me një kostum me print tigri.  Biondina bukuroshe përshtati dukjen me makijazh të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të kapura lartë, ndërsa dukej plot shkëlqim

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“Luanesh apo tigresh”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve që morën komente dhe pëlqime të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, përveç kësaj së fundmi ajo gjithashtu postoi një foto në InstaStory nga një studio muzikore duke lënë të kuptohet se është në përgatitje të këngëve të reja.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Luana përndryshe u tërhoq nga televizion muaj më parë dhe nuk dihet akoma kur do të rikthehet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...