Juve e Chelsea, në kërkim të çerekfinales së Championsit

PUBLIKUAR

“Bianconeri” e nxorën një barazim me Villarrealin në udhëtim dhe tash do ta kërkojnë fitoren në shtëpi. E sonte kualifikimin në fazën tjetër do ta kërkojë edhe Chelsea me telashe, i cili e kishte mundur Lillen e Zhegrovës në lojën e parë

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet tjera të së tetës së finales.
Juventusi dhe Chelsea do të mundohen ta presin nga një biletë për në çerekfinale, shkruan “Gazeta Express”.

“Bianconeri” e nxorën një barazim me Villarrealin në udhëtim, 1:1 në lojën e parë.

Ndërsa tash, ata do të mundohen ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendës për të shkuar tutje.

Mirëpo, “Nëndetëses së Verdhë” nuk i dihet kurrë.

Në duelin tjetër, Chelsea ka shkuar në Francë për ta ruajtur kapitalin që e kishte krijuar në lojën e parë.

“Blues” e kishin mundur Lillen e Edon Zhegrovës 2:0, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, kampionët e Evropës, të cilët po përballen me telashe të mëdha, do të tentojnë ta konfirmojnë kualifikimin.

Ndërsa Lille do ta kërkojë mrekullinë para shikuesve të tij.

Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...