Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar

PUBLIKUAR

Hartuesit policorë së bashku me inspektorë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Inspektorin Sanitar dhe zyrtarë të ATK-së, sot më 15.03.2022 në ora 10:15, në fshatin Zahaq të Pejës, kanë kontrolluar një biznes ku është gjetur mish me afat të skaduar.

Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia.

Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Në deponinë e mbeturinave është bërë matja e mishit, pesha e përgjithshme e të cilit ishte: 36 mijë e 180 kilogramë.

“Hetuesit e NJRHKEK-Pejë, rastin e kanë trajtuar në koordinim me prokurorin. Me këtë rast janë arrestuar të dyshuarit: A.H., (menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist) dhe A.A., (zv menaxher i  depos). Mbi të arrestuarit rëndon dyshimi se kanë kryer veprën penale: ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor’”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuar A.H., është ndaluar për 48 ore ndërsa i dyshuari A.A., është lëshuar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...