Lewandowski – Bayern, durimit po i vjen fundi

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski nuk e ka të qartë ende të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak nuk e ka vazhduar ende kontratën me Bayern Munichun, shkruan “Gazeta Express”.

Atij i ka mbetur edhe një vit tjetër kontratë, por ai dëshiron të ketë qartësi rreth së ardhmes.

Përfaqësuesi polak është duke i pritur drejtuesit e klubit për t’i nisur bisedimet.

Por, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se lojtarit më të mirë në botë, të shpallur nga FIFA, ka nisur t’i humb durimi sa i përket vazhdimit eventual të kontratës.

Dhe, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ai mund të shikojë alternativa të tjera.

Natyrisht, mundësitë për veteranin e sulmit nuk do të ishin të pakta pasi atë do ta donte në ekip çdo klub i madh evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...