Kurti: Qytetarët e njohin shumë mirë përpjekjen tonë për t’ju ndihmuar

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot para deputetëve se qytetarët e Kosovës, e dinë përpjekjen e tyre për t’ju ndihmuar në secilën situatë.

Sipas tij e gjithë kjo pas kritikave që po pranojnë si qeveri, për mosreagim karshi rritjes së çmimeve, njofton Klankosova.tv.

”Qytetarët e njohin shumë mirë përpjekjen tonë për t’ju ndihmuar atyre. Janë inspektuar e po vazhdojnë të inspektohen operatorë ekonomikë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Çmimi për litër, u kurdis  në vlerë prej 3.49 cent. Pra, pasi që ju vjedhim ua kthejmë një cent”.

”Kjo është sikur plagës, ua shtojmë ofendimin. Të gjithë ata shitës që manipuluan në kurriz të qytetarëve, duhet të ndëshkohen dhe do të ndëshkohen. Inspektoriati i tregut po merr masa ndëshkuese. Për menaxhim të kësaj situate, më së pari kemi rritje të inspektimeve”

”Janë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës. Kemi përgjysmuar çmimin e biletës për linjat ndërurbane. Qytetarët duan rend dhe zbatim të ligjit. Rritje të inspektimeve dhe iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...