Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vjedhur tri vetura në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Në Obiliqi një qytetar ka njoftuar policinë se përmes kamerave e ka vërejtur se disa persona e kanë vjedhur një veturë me targa vetura. Pas këtij lajmërimi, policia e ka kontaktuar pronarin i cili nuk ka qenë në dijeni se i është vjedhur vetura.
“ Obiliq i Vjetër 14.03.2022-03:26. Një qytetar përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se disa të dyshuar kanë vjedhur një veturë me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë siguruar të dhënat e pronarit të veturës dhe kanë kontaktuar me pronarin e veturës i cili nuk kishte qenë në dijeni se iu është vjedhur vetura. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.


