Man Utd po mendon për pasardhësin e Ronaldos, e zgjedh sulmuesin e njohur anglez

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se mund të bëjë një lëvizje për Harry Kane në afatin kalimtar të verës.

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me klubin anglez, por largimi i tij thuhet se ka gjasa që të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

“The Mirror” ka raportuar sot se “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për Kane.

Sulmuesi anglez ka rikthyer formën e tij më të mirë nën drejtimin e Antonio Contes në javët e fundit dhe në moshën 28-vjeçare ai do të dëshirojë të transferohet diku ku mund të fitojë trofe.

Man United nuk mund t’ia garantojë momentalisht fitimin e trofeve, por nuk ka dyshime për interesimin e tyre.

Kane thuhet se mund t’i kushtojë klubit anglez 100 milionë funte. Ai ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...