Dembele shkon në PSG për ta zëvendësuar yllin që po largohet?

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germiani raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me Ousmane Dembelen.

PSG-ja thuhet se e sheh francezin si zëvendësues ideal të Angel Di Marias, i cili pritet të largohet gjatë verës si lojtar i lirë.

Edhe Dembele mund të largohet si lojtar i lirë nga “Camp Nou”, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas “RMC Sport”, destinacioni i radhës i 24-vjeçarit mund të jetë Parisi.

Dembele nuk ka arritur që të dëshmohet asnjëherë te Barcelona, që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi në vitin 2017.

Reprezentuesi francez gjithashtu gjatë kësaj kohe ka vuajtur edhe nga lëndimet e shumta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...