E konfirmon Lumezi: 50 policë të arrestuar nga aksioni “Pika”, disa janë në arrati

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka konfirmuar se 50 policë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” që u zhvillua sot në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Lumezi tha se në mesin e 50 të arrestuarve, dy janë zyrtarë të doganës, transmeton Klankosova.tv.

“Pas një periudhe hetimore të gjatë, njëvjeçar saktësisht nga muaji maj, kemi filluar hetimin e këtij rasti në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës. Me urdhër të kryeprokurorisë speciale, kemi angazhuar dy prokurorë në hetimin e kësaj çështje penale dhe gjatë hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme për krimin e dyshimit të arsyeshëm se është kryer vepër penale. Kemi pasur informata se janë duke u kryer ryshfete në pikat doganore”.

“Në momentin e zbulimit të identiteteve kemi nxjerr aktvendimin për fillimin e hetimeve. Janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga policia e Kosovës dhe dy doganierë, ndërsa persona të tjerë ndaj të cilëve është nxjerr aktvendimi për fillimin e hetimeve janë në arrati, disa nuk janë shtetas të Kosovës, por në këtë drejtim po bashkëpunojmë me autoritetet e Shqipërisë për të siguruar prova”, tha Lumezi.

Tutje, ai tha se nga të arrestuarit janë konfiskuar telefona mobil.

“Telefonat e konfiskuar mobil do të na shërbejnë në procedurë penale”, tha Lumezi, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...