bë përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Granteve nga komunat për vitin 2022

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryesoi sot takimin e Komisionit të Granteve, ku u bë përzgjedhja e anëtarëve të rinj nga radhët e kryetarëve të komunave për Komisionin e Granteve për vitin 2022.

Qëllimi i këtij takimi ishte hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Granteve nga Komunat për vitin 2022.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve nga komunat, të përzgjedhur me short për vitin 2022 janë:  kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i Novobërdës, Sasha Millosheviç.

Komisioni i Granteve, sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, është mekanizëm që përfshinë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivelin qendror dhe lokal. Roli i Komisionit është të aprovojë grantin e përgjithshëm, si dhe grantet specifike për shëndetësi dhe arsim në nivelin lokal, gjë që reflekton mbi rëndësinë e punës së këtij Komisioni.  Parimet, kriteret dhe formulat e zbatuara për ndarjen e granteve qeveritare për financimin e komunave bazohen në këtë ligj dhe tabelën e projeksioneve makro-fiskale, e cila përgatitet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Komisioni i Granteve do të takohet sërish në muajin prill për të diskutuar dhe aprovuar financimin komunal për vitin 2023, dhe gjithashtu orientimet për vitet 2024-2025, bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare.

Në takim morën pjesë: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfer,  Armend Muja, si dhe kryetarët e komunave, të përzgjedhur me short vitin e kaluar: kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Petkoviq.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...