DASH: Kerry, në Tiranë për reformën në drejtësi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Departamenti amerikan i Shtetit bën publike synimet e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry. I pyetur nga gazetarët në një konferencë të datës 13 shkurt 2014  zyrtari bën publike dhe synimet e vizitës.

“Sfida më e madhe në Shqipëri është sigurisht rrugëtimi drejt BE-së. Por problemet me krimin, korrupsionin dhe zbatimin e ligjit kanë qenë gjithnjë në rritje. Tashmë në Shqipëri, politikanët janë në një situatë specifike për adresimin e këtyre problemeve. Ata kanë arritur sukses me një proces shumë të debatuar gjatë vitit të kaluar, për t’u përballur me kriminalitetin në politikë, sepse kanë persona mes partive më të mëdha të vendit, por edhe në Parlament, të cilët akuzohen për krime të kryera dhe për mos mbajtje përgjegjësie. Por këtë duhet ta tejkalojnë.

Ndërkohë që tashmë janë duke punuar mbi një paketë më të gjerë të reformës në drejtësi, një proces që pritet të forcojë sistemin e tyre ligjor etj. Në tryezën e Presidentit ndodhet një paketë ligjore të shtyrë përpara nga partia e kryeministrit Rama. Qeveria e drejtuar prej tij është në negociata me partinë më të madhe në opozitë, një prej arsyeve përse Sekretari po shkon atje për të përforcuar mesazhin se kjo paketë specifike legjislative është pjesë e spastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të hedhë një hap më të sigurtë drejt Bashkimit Europian, por edhe për të përmirësuar klimën për investime të huaja”

Sa i takon reformës në drejtësi, zyrtari amerikan thonë se kanë dhënë këshilla konkrete në lidhje me hartimin e draftit, ashtu sikurse dhe në terma balancimi.

“Po i ndihmojmë ata t’i bëjnë gjërat siç duhet, apo siç u sugjerohet nga ekspertë këshilltarë të Këshillit të Europës. Disa prej strukturave të tyre që kërkojnë të formojnë apo riformatojnë, janë të ngjashme me ato të sistemit të drejtësisë amerikane. Për shembull, ata duan të krijojnë një strukturë hetimore të tipit Byro Federale e Hetimit (FBI), të cilën nuk e kanë. Ajo do t’ua sillte sektorin e tyre të drejtësisë në të njëjtën linjë me normat europiane dhe amerikane”

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...