Messi dhe Neymar do të qëndrojnë te PSG deri në fund të kontratës – asnjë skuadër nuk dëshiron

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain është lodhur duke e ledhatuar Neymarin dhe po mendon shitjen e tij qysh në afatin kalimtar të kësaj vere.

Përveç brazilianit, klubi parisien po mendon që t’i ndajë rrugët edhe me Lionel Messin që kaloi si lojtar i lirë në verën e kaluar nga Barcelona.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, PSG do ta ketë shumë të vështirë që të shesë dyshen, duke ditur se pagat e tyre janë shumë të larta.

Nëse kontributi i tyre do të ishte i lartë në skuadër, atëherë parisienët nuk do e mendonin shitjen e tyre, mirëpo bashkimi i Messit me Neymarit ka sjellë vetëm dështim.

Dështimi i fundit është eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Real Madridit, atëherë ku shihej si kalim në çerekfinale, por Los Blancos përmbysën gjithçka, duke fituar 3-2.

Kështu, klubet evropiane nuk dëshirojnë t’i peshojnë financat e tyre, andaj nuk do të tentojnë të transferojnë Messi apo Neymarin edhe nëse janë si lojtarë të lirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...