Inspektorët e Tregut, Inspektorët e ATK-së dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar sot operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit, Inspektorati i Tregut i MINT në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e marzhës tregtare.
“Te disa biznese ka pasur mosbarazim sa i përket sasisë së stokut dhe me këtë rast do të shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.


