Juventusi do të zhvillojë bisedime me Renato Sanchesin

PUBLIKUAR

Juventusi së shpejti mund të takohet me agjentin e Renato Sanches, Jorge Mendes, për të diskutuar transferimin e mesfushorit në Torino gjatë verës.

Kontrata e Sanches me Lille skadon në qershor të 2023 dhe ylli portugez duket i destinuar të largohet nga gjigantët e Ligue 1 në fund të sezonit.

Milani zhvilloi bisedime me lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk arriti një marrëveshje me kampionët e Francës në fuqi.

Sanches është objektivi primar i Milanit në mesfushë për verën, por Arsenali dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas mediave Goal.com dhe Calciomercato.com, përfaqësuesit e Bianconerëve mund të takohen me agjentin e lojtarit në javët e ardhshme.

 

 

Pas nënshkrimeve të Manuel Locatelli dhe Denis Zakaria, Zonja e Vjetër synon një përforcim tjetër në mesfushë dhe Sanches duket se është profili i duhur për gjigantin e Serie A.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, Juventusi po mendon për formacionin e mundshëm titullar për sezonin e ardhshëm, duke u fokusuar në opsionin më të mirë me Sanches si një organizator i thellë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...