Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, pranon se Napoli luajti mirë dhe e meritoi një pikë kundër kampionit.
Goli i Simone Zazas në minutën e 88-të ia siguroi tri pikët Zonjës së Vjetër, me të cilat mori kreun e kampionatit.
“Nuk do të isha i zhgënjyer me një barazim, por Zaza e nxori lepurin nga kapela”.
“Në dhjetë minutat e fundit, Napoli pati iniciativën. Mendimi për të fituar vjen vetëm në situata të tilla kur e ke bërë disa herë në të kaluarën”.
“Napoli na i vështirësoi punët dhe e meritoi së paku një pikë. Kemi një top-skuadër cilësore pas nesh në tabelë”, u ka thënë Buffon gazetarëve. /Telegrafi/


