Pronari i fabrikës së vajit “FLOIL” në Gjilan ka thënë se nuk ka nevojë për shqetësim lidhur me mungesën e vajit, pasi siç tha ai ka sasi të konsiderueshme në stoqe, shkruan Gazeta Express.
Para gazetarëve ai deklaroi se në Kosova vaji konsumohet shumë por që s’ka nevojë për panik.
“Më shumë është krijuar një panik apo një shqetësim tek qytetarët dhe janë duke konsumuar më tepër se që duhet. Duke e parë si rafineri se sa është konsumi i qytetarëve për çdo ditë, mendoj që është pak e ekzagjeruar si konsum. I lus qytetarët që të mos kenë shqetësim sepse nuk ka hapësirë për shqetësim. Kemi sasi të konsiderueshme ku edhe për këtë muaj do të mbulojmë me sasi. Pastaj edhe me ndihmën e kryeministrit dhe ministrave do të gjejmë mundësi dhe forma për vaj”, tha ai,


