Manchester City ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Sportingun e Lisbonës.
Ndeshja e parë e luajtur në Portugali u mbyll me fitoren 5:0 dhe ndeshja kthyese u luajt sa për statistika, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja u mbyll pa porta të tundura, kurse të dy klubet dukeshin jo shumë të interesuara për të bërë diçka më shumë.
Gabriel Jesus shënoi në minutën e 47-të, por goli u anulua nga VAR-i.
Kështu, Manchester City i bashkohet Realit si dy ekipet që u kualifikuan sonte në çerekfinale. /Gazeta Express/


