Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal thotë se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me të përfolurin, Jose Mourinho.
United pësoi me rezultat 2-1 nga Sunderlandi dhe vazhdimisht po shtohen zërat për një largim të Van Gaal.
“Unë nuk do të prisja që Mourinho të më telefononte për klubin ku jam unë tani. Jo, në futboll kjo nuk ndodh. As unë nuk do t’i telefonoj”.
“Nëse do ta bëja këtë do të mendonit se të gjitha raportimet janë të sakta”, u shpreh Van Gaal. /Telegrafi/


