A ka rrezik që në Kosovë të ketë mungesë të produkteve bazike?

PUBLIKUAR

Afaristi Ramiz Kelmendi ka folur për rritjen e çmimeve në vend. Thotë se s’ka nevojë për panik, por se rezervat disa javore do të ishin të mira për çdo familje.

“Nëse ka miell mjaftueshëm, është njëri prej komponentëve që e bën bukën. Por buka s’bëhet vetëm me miell, duhet edhe maj buke prandaj janë elementet tjera. Edhe maji i bukës importohet. Një masë e madhe është importuar nga Rusia”, tha Kelmendi në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Unë nuk e kam qëllimin e ngritjes së panikut, por mund të ju them se çdo familje e ka dhe obligim me pas një rezervë, tre-katër javore që mos ta ketë vetë në mendje krizën”, thotë ai.

“Në markete tona aktualisht s’gjendet as edhe një kilogram miell. S’kam blerë as për vete”, tha Kelmendi.

Por a mund të ketë mungesë të vajit në Kosovë?

“Ekziston mundësia që mund të mbesim pa vaj. Por ekzistojnë yndyrat tjera si margarina dhe tëlyen që s’ka ndalesë prej shteteve që importojmë dhe e zëvendësojmë mungesën e vajit”, thotë Kelmendi.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...