Barcelona s’ka vendosur ende për të ardhmen e Dani Alvesit

PUBLIKUAR

Barcelona nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë apo jo bashkëpunimin me Dani Alvesin.

Veteranit brazilian do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.

Por, spekulohet se atij mund t’i jepet edhe një mundësi, duke luajtur deri në vitin 2023 me gjigantin katalunas.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll, “AS”, përcjell “Gazeta Express”.

38 vjeçari u rikthye në “Camp Nou” në muajin janar dhe nënshkroi për gjashtë muaj me kërkesë të trajnerit Xavi Hernandez.

Nga ajo kohë, Alves i ka zhvilluar shtatë ndeshje me Barçën dhe trajneri spanjoll e ka shprehur dëshirën për ta mbajtur atë.

Por, nëse përfundojnë tek “Blaugrana” lojtarët si Cesar Azpilicueta e Noussair Mazraoui, ish-futbollisti i Sevillës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit duhet të largohet gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...