Diplomacia e dështuar kosovare

PUBLIKUAR

Për pak ditë Kosova feston tetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por vazhdon të ketë probleme në funksionimin e shtetit.

Pikërisht me shpalljen e pavarësisë Kosova themeloi edhe diplomacinë e saj, përmes së cilës synonte afirmimin e shtetit më të ri në Evropë, por që doli të jetë e kundërta. Diplomacia e Kosovës dështoi ta bëjë këtë, madje shkaktoi skandale e renditi dështime të njëpasnjëshme
Skandalet e shumta, emërimet politike, joprofesionale, mungesa e llogaridhënies janë fjalët që përshkruajnë diplomacinë kosovare që prej themelimit të saj, kur edhe Kosova shpalli pavarësinë e saj, shkruan Zëri.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo pak herë diplomacia vendore ka qenë lajm në mediet botërore herë për dështime e herë për skandale.

Së fundi ishte mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO, dështim që u vlerësua si më i madhi, duke konstatuar problemet e shumta në diplomacinë e re të Kosovës.

Duke vlerësuar funksionimin e diplomacisë kosovare prej shpalljes së pavarësisë, opozita, profesorë universitarë e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova dështoi të themelojë një diplomaci të fuqishme, profesionale, llogaridhënëse.

E, në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Madje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, edhe pse i kërkoi pyetjet, ai nuk u përgjigj për “Zërin”, ndonëse konfirmonte se do të përgjigjej.

 

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...