Fjolla Morina iu drejtohet grave për 8 Mars: Gjallëroni, vishuni dhe rregullohuni – një burrë tradhtar nuk iu duhet asgjë

PUBLIKUAR

Këngëtarja Fjolla Morina pati një urim interesant për të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.

Ajo vendosi të publikojë një status në rrjetin social Facebook, duke uruar të gjitha femrat për këtë festë, teksa pati një mesazh të veçantë për to.

“Urime 8 Marsi gra, gjallëroni, vishuni e ndrequni, një burrë tradhtar nuk iu duhet asgjë”, shkroi Morina në profilin e saj në Facebook.

Nuk dihet ky status ishte një mesazh i koduar për dikë në veçanti, pasi tash e pak kohë këngëtarja e hitit “Fb” është beqare.

Rreth një vit më parë ajo kishte kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me biznesmenin Fisnik Syla, por më pas i ndanë rrugët.

 

Ka qenë vet Syla ai i cili së fundmi konfirmoi faktin që është ndarë nga Fjolla dhe është tashmë zyrtarisht beqar.

Fjolla në anën tjetër ka bërë të ditur se vazhdon të jetë e përkushtuar në jetën e saj private si nënë e dy vajzave, gjersa përveç muzikës është aktiv edhe në biznes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...