Gjobë ndaj tre shoferëve dhe heqje e patentës në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit  në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar tre shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion “Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes”.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve: A.A (M/K) i moshës 42 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 39 vjeçar u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro, 2 pikë negative dhe gjashtë muaj  masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, ndërsa ndaj tjetrit shofer B.S (M/K) i moshës 46 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë prej 300 eurove, 2 pikë negative dhe nëntë muaj heqje e patentë shoferit.

Të tre shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...