PSG-ja e gjen pasardhësin e Mbappes

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund ta humbasë Kylian Mbappen gjatë verës që vjen.

 

Ylli francez pritet të përfundojë në Real Madrid si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me parisienët, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, gazetari italian Fabrizio Romano raporton se gjiganti francez e ka zgjedhur Marcus Rashfordin si zëvendësues ideal të kampionit të botës me Francën.

Sulmuesi i Manchester United do t’i japë fund eksperiencës në “Old Trafford” dhe ai mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.

Gjithashtu, edhe Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Paris nëse “Djajtë e Kuq” nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Nga ana e tij, Mbappe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me PSG-në, ndërsa e sheh të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...