Harry Kane ka kaluar Thierry Henryn në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës. Ai tani renditet i gjashti në këtë listë.
Sulmuesi anglez shkëlqeu sonte me dy gola në fitoren 5:0 të Tottenhamit ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta Express.
Me dy golat e shënuar sonte, Kane ka shkuar në kuotën e 176 golave në Premier Ligë, duke kaluar Thierry Henryn që me Arsenalin kishte shënuar 175 gola.
Harry Kane has now scored more Premier League goals (176) than Thierry Henry (175).
North London’s finest. 🔴⚪ pic.twitter.com/WHjrAsCeDh
— Squawka Football (@Squawka) March 7, 2022
28-vjeçari tani renditet si golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të kampionatit anglez.
Para Harry Kane janë: Frank Lampard – 177 gola, Sergio Aguero – 184 gola, Andy Cole – 187 gola, Wayne Rooney – 208 gola dhe Alan Shearer – 260 gola. /Gazeta Express/


